Kalo te përmbajtja
iNdertimi

Për nënkontraktorë ndërtimi · ndërtesa dhe vepra civile

Nga preventivi te pagesa — çdo situacion nën kontroll.

Preventiva, situacione progresive, pagesa në vonesë, skica me versione dhe plan pune — për pallate, rrugë, hekurudha, ura dhe tunele. Në shqip, me TVSH, paradhënie dhe garanci si në kontratat tuaja.

Paneli i iNdertimi: kontrata aktive, faturuar dhe arkëtuar, borxhi në vonesë, grafiku mujor dhe afati i projektit
Screenshot i vërtetë i panelit me të dhënat demo.

Një program, tre njerëz që punojnë bashkë.

Nënkontraktori

Sheh kontratat, situacionet dhe borxhin në vonesë sipas monedhës — EUR dhe ALL, pa përzierje.

Inxhinieri i kantierit

Plani, skicat e fundit, ditari dhe vonesat — nga telefoni, pa parë asnjë çmim.

Zyra

Preventiva si në Excel, situacione me një klik, print A4 me firmat dhe regjistrim pagesash.

Gjithçka që kërkon kontrata, pa Excel-a që s’përputhen.

Situacione progresive

Sasitë e mëparshme dhe kumulative llogariten vetë. Paradhënia, TVSH-ja dhe garancia zbriten sipas kontratës; shumat ngrihen kur dorëzohet.

Skica me versione

Çdo PDF ruhet me revizion. Kantieri hap gjithmonë versionin e fundit.

Plan pune & Gantt

Tabelë, kalendar ose Gantt për çdo projekt — progresi sipas katit, segmentit të rrugës ose pilës së urës.

Vonesat që të mbrojnë

Bllokim fronti, mungesë materiali, moti: çdo ditë e justifikuar zgjat afatin dhe del pranë afatit origjinal.

Pagesat në vonesë

Afati i pagesës nis kur miratohet situacioni. Borxhi në vonesë del në të kuqe, me aging 1–30 / 31–60 / 61–90 / 90+ ditë.

Preventiv → Situacion → Pagesë

  1. 1. Preventiv

    Zërat me sasi dhe çmim pa TVSH, importuar nga CSV. Miratohet dhe kyçet; ndryshimet shkojnë si punime shtesë.

  2. 2. Situacion

    Fut sasinë ose % e realizuar për periudhën. Programi zbret paradhënien, shton TVSH-në, mban garancinë.

  3. 3. Pagesë

    Regjistro pagesat e klientit. Mbetja, vonesa dhe garancia e mbajtur llogariten në çdo moment.

Situacioni nr. 3 — shembull

Punime të realizuara (pa TVSH)
10.000,00 €
− Paradhënie 10%
-1.000,00 €
+ TVSH 20%
1.800,00 €
− Garanci 5% (mbi vlerën me TVSH)
-540,00 €
Për pagesë
10.260,00 €

Rrumbullakim në çdo rresht, si në Excel-in e klientit. Pas dorëzimit, shumat ngrihen dhe nuk ndryshojnë më.

Kërko demo

Ju tregojmë programin me të dhënat tuaja: një preventiv, një situacion dhe pagesat. Llogarinë e kompanisë e hapim ne — pa regjistrim, pa kartë.

info@itarena.al